Mëngjesin e së mërkurës u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren, Durim dhe Suada Hadri.

I dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri, i cili është larguar nga Kosova më 20 janar, po atë natë që ishin kthyer prindërit e tij nga Suedia. 

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Çifti bashkëshortor, i cili kishte ardhur vetëm dy ditë më parë nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë. Suada dhe Durim Hadri do të varrosen të premten në Prizren.