Covid-19/ BE i dhuron Kosovës 6 mijë pajisje mjekësore

02/07/2020 - 12:26

Bashkimi Evropian i ka dhuruar të enjten Kosovës mijëra pajisje mjekësore, me qëllim të lehtësimit të luftës kundër koronavirusit të ri.

Në kuadër të ndihmës në vlerë të 800,000 eurove përfshihen 6,000 pajisje si: teste për diagnostikim të koronavirusit, material sanitar për mbrojtje të personelit në institucionet spitalore, shtretër dhe aparaturë tjetër.

Pjesë e kësaj ngjarjeje ka qenë përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila u ka bërë thirrje banorëve të Kosovës për kujdes të shtuar.

"Respektoni kufizimet shumë të rëndësishmë për të luftuar pandeminë. Për momentin e shohim që gjithandej Prishtinës, gjithandej Kosovës njerëzit po dalin, nuk respektojnë distancimin fizik, nuk vendosin maska dhe nuk janë fare të vetëdijshëm për pasojat tepër të rënda që po ndodhin, ndoshta jo për ne, por për më të moshurrit tanë", ka deklaruar ajo.

Apostolova ka njoftuar se BE-ja do t’i dorëzojë javën e ardhshme Kosovës edhe disa ventilatorë, në kohën kur Klinika Infektive në Prishtinë veçse është e mbushur me pacientë të sëmurë me Covid-19.

Teksa ka falëndëruar bllokun evropian për ndihmën, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë prioritet shëndetin e tyre dhe jo dallimet politike në kohë pandemie.

“Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na mundësoni që ta përfundojmë pandeminë, respektoni masat, zbatoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ministri Zemaj.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet në Kosovë kanë raportuar për 2,991 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, 1,293 persona ajanë shëruar, derisa 54 pacientë kanë vdekur.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse masat e reja nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, ministri Zemaj nuk ka dhënë detaje se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Kosovës ka reaguar pak orë pasi pronari i një restoranti në Kamenicë publikoi videon ku shiheshin xhandarët serbë në territorin

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mb

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka raportuar të premten për tre pacientë të vdekur dhe 181 të infektuar me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare fotografi i njohur kosovar, Agush Qorri, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Ardian Shala, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka rezultuar pozitiv sot, pas testit të koronavirusit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket

Ditën e sotme Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për punën e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka bërë me dije se 16 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.