Një person është gjetur i djegur brenda makinës së tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e para të mëngjesit.

Klan Kosova ka mësuar se viktima është ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit që ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Policia ka dhënë detaje lidhur me këtë rast duke thënë se fillimisht është informuar se në fshatin Zahaq është duke u djegur një automjet.

Kur njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje kanë parë makinën e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.

Më pas, në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet e zjarrfikësve të cilët ndërsa po shuanin flakët, kanë vërejtur një trup të karbonizuar në automjet.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar “vrasje”.