Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Shkak janë bërë 5 kuti që kanë ardhur nga Serbia me vota, të cilat pasi janë hapur kanë kundërmuar erë. Kjo ka bërë që procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia të ndërpritet, ndërkohë zyrtarët kanë shfaqur shenja të alergjisë në fytyrë dhe duar.

Besnik Buzhalla nga divizioni i Shërbimit të Votuesve, ka konfirmuar këtë rast.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar, pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqur alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, është shprehur ai.