Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një 25-vjeçar shqiptar nga Kosova.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije të afërmit, të cilët shkruajnë se ka humbur jetën në një aksident automobilistik Lirim Adem Krasniqi, 25-vjeç.

“Te nderuar, shoke, miq e dashamire, Me dhimbje te thelle ju njoftojme per humbjen tragjike ne nje aksident komunikacioni ne Gjermani te djalit te vellaut, Lirim Adem Krasniqi! Lirimi i axhes, na ike ne lulet e rinise, e na le te merzitur per jete si 25 vjeçar. Per procedurat e metejshme te varrimit dhe te pames ju njoftojme nderkohem, te pikelluar, familja Krasniqi”,- shkuajnë të afërmit në një postim në rrjetet sociale.