Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se do të japë dorëheqjen vetëm nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij.

“Nëse aktakuza konfirmohet unë do të jap menjëherë dorëheqjen dhe do të përballem me akuzat”, tha Thaçi gjatë adresimit të tij për publikun lidhur me aktakuzën e publikuar nga Dhoma Speciale e prokurorit në Hagë.

“Në këtë moment jo të lehtë për mua duhet kujtuar ata që dhanë jetë për atdheun. Kam kujtuar momente historike dhe personale, kam menduar për prindërit gjyshërit dhe djalin tim. Ai sot është bërë burrë dhe mund të më shohë në sy për nisjen e një procesi për krime lufte. E kam kuptuar se ne ushtarët e UÇK do të p[paguajmë një çmim i lartë.

Duhet të zbardhet çdo pretendim prej kujtdo për krime lufte.

Të dashur qytetarë, gabime politike në sa që mund te kem bërë por krime luftë asnjëherë. Edhe po të kthehesha pas në kohën e Milloshevicit do të veproja njësoj duke iu përgjigjur me plumb plumbit armik. Mbi 2 dekada i kam mbështet iniciativat për ngritjen e gjykatave. Ky qëndrim mbetet i njëjtë. Në atë kohë kishim përballë vetëm dy rrugë, një ecja përpara me ShBA dhe be dhe e dyta që kjo çështje ti ngelet këshillit të sigurimit të OKB.

Un do të isha më i lumtur nëse do të shihja që drejtësia ndërkombëtare do të bënte të njëjtat standarde mes Kosovës dhe Serbisë por fatkeqësisht nuk ndodh., Serbia po ecën drejt be por Kosova ende nuk ecën dot e lirë. Padyshim edhe ne kemi gabimet dhe përgjegjësi, unë i pari dhe krejt udhëheqësit e partive politike meqë nuk ruajtëm kohezionin politik por asnjë gabim nuk justifikon që Kosova prej 20 e ca vjet përballet me akuza krimesh lufte ndërsa në serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës dhe heshtja është bërë edhe ndërkombtarisht.

A mos vallë duhet të presim të vijë dita kur ti kërkojmë faj Serbisë për gjenocidin e kryer kundër nesh?

Në këto 2 dekada kam patur privilegjin të kem mbështetjen e shumicës prej jush në krye të institucioneve. Kam bërë gabime që i di edhe vetë. Lufta ka përfunduar Kosova është e lirë dhe shtet sovran prandaj kam punuar për paqe dhe pajtim me të gjitha vendet në rajon. Sot jetoj jo vetëm për vete por edhe për shokët që kam varrosur gjatë luftës.

Ky nuk është mesazh lamtumire e as bërje bilanci.

Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë provë se Hashim Thaçi ka shkelur ligjin, i vetmi ligji është ai i Sllobodan Millosheviçit. Fati im në rrethana historike ma përcaktoi dijen e jetës.

Nuk e di ishte intrigë apo rastësi që doli njoftimi për një aktakuzë. Rrugën ma preku por jo besim dhe vlerat që përfaqëson shtëpia e bardhë e SHBA.

Lajmi i një aktakuze të miratuar nga gjyqtari është skandal i madh. Asnjë bombë mediatike nuk e intimidon të parin e shtetit të Kosovës

Nëse aktakuza konfirmohet unë do të jap menjëherë dorëheqjen dhe do të përballem me akuzat”, tha Thaçi.