Infektohen me COVID-19, 24 dasmorë

06/04/2020 - 22:10

Në një kohë kur tubimet, festat, grumbullimet e njerëzve, varrimet dhe dasmat janë të ndaluara si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në veri të Kosovës, vetëm dy ditë pasi u konfirmuar rasti i parë me COVID-19, nuk kanë nguruar të zhvillojnë një dasmë.

Një dasmë që në fakt ka rezultuar një "minë me sahat", pasi prej saj deri tani kanë dalë 24 raste pozitive, ndërsa pritet që numri të shtohet në ditët në vijim.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje live për Report TV, tha  se kjo ka ndodhur në Zveçan të Kosovës, ku jeton komuniteti serb.

"Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës më 12 mars, më 14 mars aty është bërë një dasmë në pjesën ku jeton komuniteti serb në veri të Kosovës në Zveçan ku kanë marrë pjesë 300 dasmorë. Aty ka rezultuar se ishte një i infektuar pastaj ky infektim është përhapur dhe deri tani janë në këtë pjesë të Kosovës më shumë se 24 të infektuar dhe numri i tyre po shtohet dhe dita ditës dhe që të gjithë kanë pasur lidhje me dasmën.

Të paktën 24 janë të identifikuar por numri mund të jetë shumë më i madh varet dhe nga analizat që do bëhen në ditët në vijim", tha Spahiu.

Në Kosovë janë të infektuar 145 persona, janë shëruar 23 të tjerë, ndërsa është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk është e vërtetë se ka ngërç institucional, por ka theksuar se ka mospajtime e zgjidhj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot sot janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën janë realizuar 138 testime të qytetarëve tanë, nga të cilat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Fitër Bajramin njëkohësisht ka përcjellë dhe një mesazh apeli.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Përmes një shkrimi të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kos

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kanë lëshuar deklarata të ngjashme në lidhje me

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Kandidati i mandatuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin qeverisës para Grupit Par

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bruk