Kosova regjistron 22 humbje jete dhe 627 raste të reja me Covid

03/12/2020 - 15:23

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundi janë testuar gjithsej 1.510 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 627 raste pozitive.

Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.784.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të tjera detaje zbulohen nga vrasja që tronditi pasditen e sotme kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Një person është vrarë pasditen e sotme në rrugën “Ndue Përleshi” në Prishtinë.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.325 persona të dyshuar pë

Kërcënohet me jetë kryetarja e Kuvendit dhe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesat e avokatëve për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër mesazh për Serbinë.

Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.