Forca të shtuara të policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ende nuk dihet arsyeja e pranisë së policisë në QKUK. Pacientët që ndodhen të shtruar aty kanë treguar se numri i policëve është më i madh se sa në ditët e zakonshme në QKUK.

Puna në QKUK, vecanërisht në Klinikën Infektivë është shtuar së fundi. Vetëm të shtunën 8 pacientë kanë ndërruar jetë e 178 të tjerë janë infektuar me COVID-19.