Të mërkurën, në Kosovë pritet të arrijnë edhe 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ky kontingjent i vaksinave do të arrijë përmes “Gavi COVAX”, e cila është një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.

Arritjen e këtij kontingjenti të vaksinave e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Aleanca COVAX.
“62 mijë e 400 doza janë gati për t’u dërguar në Kosovë dhe pritet të mbërrijnë më 12 maj”, është thënë në një përgjigje të shkurt nga Aleanca COVAX.

Ky kontingjent ishte në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 % efektive kundër sëmundjes COVID-19.