Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur sot se Asociacioni i Komunave Serbe është një temë e mbyllur dhe nuk do të diskutohet më në Bruksel me Serbinë.

Kreu i qeverisë në një deklaratë për mediat tha dialogu nuk do pengohet për shkak të Kosovës e shtoi nuk do bëjnë më kompromise pasi tashmë janë shtet i pavarur.

“Asociacioni është një temë e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtar. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun. Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008 kur e ka shpall pavarësinë”, tha ai.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe dështimin e miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike pas pesë herë votimi në Kuvend, duke thënë se në seancën e radhës do miratohet.