Kryeministria blen 300 mijë euro libra, zbulohet arsyeja

21/09/2019 - 08:38

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur tender me vlerë 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministrisë së Kosovës me tekste shkollore. Bazuar në një raport të shkurtër mbi tenderin e librave për nivelin komunal, të gjithë nxënësit fitues në Garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Dituri, do të pajisen me nga një set librash me vlerë 50 euro.

“Po ashtu, të gjithë nxënësit fitues të nivelit shkollor të Diturisë klasa e I-rë dhe e II-të do të pajisen me nga një set librash pasi që gara për ta mbaron në këtë nivel për shkak të natyrës së garës e cila e ka ruajtur karakterin thelbësor të lojës në formësimin e saj”, thuhet në këtë raport, shkruan Express.

Ndryshe, nga kjo garë e përgjithshme në nivelin shkollor, komunal dhe republikan të Garës Nacionale në Dituri si dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik prej 316 mijë nxënës sa ka gjithsej në Republika e Kosovës në nivelin fillor të mesëm të ulët dhe në nivelin e mesëm të lartë, janë shpallur 44 mijë e 723 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse. Në nivelin shkollor janë gjithsej 40 mijë e 624 fitues.

Të gjithë do të pajisen me certifikata nga qeveria e të cilat janë në përfundim të shtypjes. Po ashtu, në këtë garë, në kampe kreative do të marrin pjesë 215 nxënës fitues, shuma e së cilës është 64 mijë e 500 euro. Ndërkaq, për Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, 154 nxënës kanë fituar bursa vlera e përgjithshme e së cilës është 32 mijë e 260 euro.

Mësohet janë 193 nxënës fitues të kampeve kreative që ka vlerën 57 mijë e 900 euro. “Të gjithë fituesit e garave të nivelit komunal do t’i marrin shpërblimet dhe çmimet nëpër shtatë rajonet e Kosovës, me atë rast do t’i marrin edhe certifikatat e vendeve të para që kanë zënë të gjithë nxënësit fitues. Në nivelin republikan të Garës Nacionale në Dituri ka pasur 131 fitues të bursave, vlera totale e së cilës do të ndahet është 35 mijë e 980 euro”, thuhet në raport.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në OVL të UÇK-së për bastisjen e zyrës së kësaj

Kosova ka dalë nga lista e zezë e Zvicrës, pasi shteti europian ka hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në këtë vend.

Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit, janë nga 664 testime kanë rezultuar pozitivë 4

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare

I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, tha sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që Ujmani të quhet

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka bërë të ditura të enjten detajet e aktakuzës kundër Salih Mustafës, i cili po të nj

Situata e pandemisë në Kosovë vijon të normalizohet.