Kurti flet pas përplasjes me presidentin serb: S'jam takuar me të, Vuçiç ndjeu shumë presion

15/02/2020 - 09:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e konsideron takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçic pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih.

“Unë nuk jam takuar me Vuçicin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiç tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).

Megjithatë, Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Ai (Vuçiç) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Vuçiq: Takimi me Kurtin, i ashpër

Vuçiq tha më herët se është takuar me Kurtin në Mynih dhe se takimi ka qenë “i ashpër”.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, Vuçiq tha se ka luftuar për interesat e Serbisë.

Ai tha se nuk guxon të nxjerrë detaje nga debati i mbyllur, por deklaroi se “ka folur të vërtetën” dhe se ka mbrojtur popullin serb “në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Vuçiq tha se e konsideron të rëndësishme të shikohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet “brenda Prishtinës”.

Ai tha se i njeh mirë “politikanët nga Prishtina”, madje “edhe atë që ka qenë i panjohur për të”, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës.

Diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Mynih të Gjermanisë shënoi herën e parë të pjesëmarrjes së Kurtit dhe të Vuçiqit në të njëjtën tryezë.

Kurti ka marrë detyrën e kryeministrit para dhjetë ditësh. Për të, kjo ka qenë edhe paraqitja e parë në skenën ndërkombëtare në rolin e kryeministrit.

Të premten në Mynih, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, morën pjesën në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, e cila u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kjo marrëveshje më pas u kontestua nga Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook tha se ajo është nënshkruar nga persona të paautorizuar. REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kan

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimet për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Postës

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës bën të ditur qëndrimin e tyre pas masës së reciprocitetit të vendosur nga Kosova

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me krerët e partive politike, shtoi se të gjitha veprimet e mëtejshme, do të jenë transparente dhe në

Që nga dita e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bos

Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Ditën e sotme IKSHPK ka njoftuar për 4 raste të reja me Covid-19.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësi

Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, qeveria e Kosovës, ka tërhequr nga seanca e Kuvendit, platformën për bisedime m