“Mësim deputetëve analfabetë”/ Protesta para selisë së Kuvendit të Kosovës

13/02/2020 - 16:39

Para ndërtesës së kuvendit të Kosovës, është improvizuar një orë mësimi për nxënësit e klasës së parë.

Atje janë vendosur banka dhe tabela ku shkruheshin shkronjat e para të alfabetit. “Të mësojmë pak se mjaft doktoruam”, ishte motoja që ftonte të gjithë deputetët në mësim. Blendon Arifi thotë se frymëzimin për këtë aktivitet e kanë marrë nga ajo që kanë parë ditët e fundit, ku deputetët nëpër seanca, bëjnë gabime të pafalshme.

“Bëjnë gabime fillestare që nga leximi, po ashtu kanë filluar edhe me recituar dhe ne dëshirojmë që si studentë dhe si lëvizja jonë politike, dëshirojmë që ata të jenë më serioz të përfaqësojnë popullin më dinjitetshëm në këtë institucion dhe mos të bëjnë gabime se shteti ynë nuk është hajgare”, ka shtuar ai.

Qëndrim Gashi thotë se do të donin përfaqësim të dinjitetshëm nga të zgjedhurit e popullit.

Me këtë ne dëshirojmë që t’iu dërgojmë mesazh të zgjedhurve të popullit që t’i përfaqësojnë ata në mënyrë më të dinjitetshme dhe sa më të merituar. Për atë punë edhe janë aty të thirrur dhe ta kryejnë punën si është me së miri”, tha Gashi.

Të evitojnë gabimet që bëjnë në seanca, mos dalin të flasin me letra, mos të flasin ma broçkulla, të janë më të permbajtshëm. Mos të japin shfaqje vetëm sa për të thënë diçka e të mos thonë asgjë”.

Bekim Ibishi, aktivist, thotë se qëllimi i deputetëve duhet të jetë përfaqësimi dinjitoz i qytetarëve dhe jo të prezantohen nëpër fushata si doktorë shkencash ndërsa në parlament të duken si analfabetë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk është e vërtetë se ka ngërç institucional, por ka theksuar se ka mospajtime e zgjidhj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot sot janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën janë realizuar 138 testime të qytetarëve tanë, nga të cilat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Fitër Bajramin njëkohësisht ka përcjellë dhe një mesazh apeli.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Përmes një shkrimi të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kos

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kanë lëshuar deklarata të ngjashme në lidhje me

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Kandidati i mandatuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin qeverisës para Grupit Par

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bruk