Në Lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë ka pasur një përplasje me armë zjarri, ndërsa mediat kosovare raportuan fillimisht për 4 të plagosur. 

Por Shpend Fazlliu nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë me dije se një prej katër të plagosurve ka humbur jetën.

Ndërsa 3 të tjerët janë nën kujdesin e stafit mjekësor të Klinikes Emergjente.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë fillimisht zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.