Një shqiptar i Kosovës vritet në Siri

14/05/2019 - 11:03

Në Kosovë autoritetet thanë se një shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u tha medieve shkurt se institucionet kanë marrë një informacion se një qytetar i Kosovës “që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini, ka vdekur”, por nuk dihen më shumë hollësi.

Mediet vendase shkruajnë se ai kishte shkuar në Siri tre vjet më parë.

Që nga fillimi i luftës në atë zonë, afro 400 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit dhe mbi 70 syresh kanë humbur jetën.

Në fund të muajit të kaluar, autoritetet kthyen prej andej 110 veta në mesin e të cilëve 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Edhe më tej në zonat e konfliktit, sipas të dhënave që ka siguruar policia e Kosovës, janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz, ka bërë që shumë luftëtarë të tij të kapen ndërsa familjarët e tyre të mbahen kampeve të ndryshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila njohu mandatimin e Avdullah Hotit

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë s

Kosova ka shënuar përsëri shifra të ulëta përsa i përket të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit AAK-në dhe NISMA-n e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuven

Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës, rënie të aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimis

Teksa Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e nesërme më 29 maj për formimin e qeverisë së re, vijojnë akuzat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, njëherësh i dërguar i posaçëm amerikan për Ballkanin Perë

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi në lidhje me të

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend.