Pak orë para të hënës ku pritet të udhëtojë drejt Hagës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar varrin e Adem Jasharit, ku kreu nderime ndaj tij në Prekaz.

Nga Prekazi, Thaçi ka dhënë mesazhin se “dielli do të lindë përsëri”.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH.”, shkruan presidenti në Facebook.