Mediat kosovare shkruajnë se Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formimin e institucioneve.

Thaçi ka deklaruar se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje në përputhshmëri me votën e qytetarëve, në të kundërt do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi Thaçi, shkruan gazeta Express.