Pas sherrit në emision, burri i ministres Shahini merret në pyetje

12/09/2019 - 19:27

Aktualisht, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës po intervistohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj, anëtar i Partisë Socialdemokrate.

Po kështu, disa minuta më parë, një deklaratë ka dhënë edhe deputeti i VV-së, Haki Abazi. Prania e tyre në prokurori lidhet me atë që ndodhi mbrëmë pas përfundimit të emisionit “Pressing”, ku pas përfundimit të këtij të fundit, deputeti i VV’së, Haki Abazi deklaroi se u sulmua fizikisht nga Molliqaj i PSD’së.

Mësohet se Prokuroria e Prishtinës ka marrë një grumbull provash e dëshmitarësh për ta zbardhur këtë rast. Debati mbrëmë në Pressing nisi dhe përfundoi me polemika të ashpra mes Abazit dhe Molliqajt. Sipas mediave në Kosovë, fillimisht Molliqaj nuk po e pranonte Abazin si përfaqësues të VV’së, duke thënë se ai është “profiter e servil”.

Abazi nga ana tjetër po e quante Molliqajn “tradhtar të votës së popullit”. Debati mes tyre degjeneroi aq sa u përmenden anëtarë të familjes së njëri-tjetrit. Pas përfundimit të debatit, Abazi gjatë ndërprerjes së emisionit u kthye në studio dhe tha se e ka sulmuar Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parla

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen fizike mes bashkëshortit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj

Burri i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj ka sulmuar fizikisht mbrëmjen e djeshme zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se “nuk i pëlqen” Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritj

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën 100% ndaj produkteve serbe, por edhe pë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër.