Përdhunimi i 16-vjeçares, Kosova mban seancë të jashtëzakonshme

08/02/2019 - 11:40

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot në orën 12:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi, e cila u përdhunua nga mësuesi dhe më pas edhe polici, ku shkoi për të denoncuar.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se me VV dhe LDK kanë kërkuar mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Haxhiu tha se kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas. E mitura ka shkuar të denoncojë përdhunimin nga mësuesi, por është përdhunuar për një kohë të gjatë përmes shantazhit edhe nga polici.

Efektivi i policisë që akuzohet për abuzimin me adoleshenten është zëvendësshefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë, Vesel Veseli. Historia bëhet edhe më e rëndë pasi ka dyshime që ky shtetas të ketë abuzuar gati dy vite me vajzën, madje e ka lënë edhe shtatzënë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë dështuar të dallojnë një shaka nga lajmi i vërtetë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, do të dëshmojë para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan për l

Shoqata “Atlantiku”ka mbajtur një konferencë për media për të përmbledhur aktivitetet që u zhvilluan për vizitën e ish-pjesëtarëve të Bat

Federica Mogherini tanimë haptas akuzohet se ka qenë përkrahëse e idesë së Thaçit dhe Vuciqit për shkëmbim të territoreve.

Dy ditë pas shkrumbimit nga flakët të katedrales së Notre Dame në Paris, Kosova ka konfirmuar që do jetë një nga shtetet që do e ndihmojë

Në 29 prill në Berlin do të mbahet një takim i rëndësishëm për të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi.

Mbrëmë pas mesnate një vjedhje e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Ferizajt.

Këtë të martë shënohet 20-vjetori i rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, komandant për O

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshe nga presidenti Thaçi është shprehur me tone të ashpra për përfaqësuesen e Bashkimit Eur

Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja e parë në Kosovë që tregoi hapur se ishte përdhunuar gjatë luftës, mbajti një fjalim në vendin ku i ndod