Në Dremjak të Ferizajt u varros sot Sami Veseli bashkë me të bijën që
e vrau vetë. Familjarët dhe miqtë e mirëkuptojnë deri diku burrin që la të plagosur rëndë gruan. Thonë se gjithë këtë e bëri për të ruajtur moralin, raporton Klan Kosova.

Babë e bijë vdiqën me 2 të këtij muaji. Deri te tragjedia erdhi pasi Samiu, i njohur si këngëtar i muzikës folklorike shtiu mbi vajzën e bashkëshorten e në fund bëri vetëvrasje. Kryefamiljari që prej kohësh jetonte në Frankfurt të Gjermanisë me pesë fëmijët e me gruan thuhet se nuk mundi tu bëjë ballë kulturave evropiane. Kështu mendon një mik i 52 vjeçarit që në varrim ka ardhë nga Franca. “Bëj një apel për të gjithë bashkëkombësit e mi që mos të lakmojnë jetën në diasporë si ne prej kohësh. Jam shumë i trishtuar pasi jam prind edhe vetë. Mua ndoshta do të më presë edhe kjo sepse me të vërtetë është e vështirë që të edukohen fëmijët tanë në diasporë, duke marrë parasysh se një jetë në diasporë është e vështirë”, tha ai për Klan Kosovën.