Mes mbi 1,600 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë janë edhe 100 fëmijë. Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës janë vrarë 1 mijë e 133 fëmijë. 

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca, vizitoi një shtëpi në fshatin Poklek të Drenasit, në të cilën janë vrarë 23 fëmijë nga mosha 6 muajshe deri në 12 vjeç.

"I kanë gjuajtur me pushkë automatike, derisa ia ka marrë mendja se i ka vrarë të gjithë ka dalë nga këtu. Eshtrat i kanë çuar në dy cepa. Me kolegët e mi kemi hyrë brenda, i kemi marrë eshtrat në thasë dhe pas lufte kemi bërë varrimin", tha një familjar.