SHBA publikoi “listën e zezë” të politikanëve shqiptarë, reagon ambasada Amerikane

31/01/2018 - 18:46

   Ambasada Amerikane në Prishtinë, është prononcuar për Listën e Zezë në të cilën gjendën 25 kosovarë, ku mes tjerash gjendën zyrtar të lartë të shtetit. Ambasada Amerikane ka thënë sot për Insajderin se kjo listë përditësohet shpesh varësisht sipas nevojës, duke mos komentuar për zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës që gjendën në atë listë, shkruan Insajderi.

“Departamenti i Thesarit i SHBA-ve menaxhon procesin ndërinstitucional të Qeverisë SHBA-ve për përcaktimin e personave për listën e Personave të Përcaktuar Veçanërisht (SDN) të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), në pajtim me ligjin dhe rregulloret e SHBA-ve. Në listën OFAC SDN personat dhe grupet shtohen në bazë të kritereve të vendosura paraprakisht dhe në bazë të një procesi ndërinstitucional të Qeverisë së SHBA-ve”.

Ambasada Amerikane në një përgjigje me shkrim dhënë Insajderit, ka sqaruar se kjo listë përditësohet shpesh por që nuk ka orar të përcaktuar dhe se emrat në listë shtohen apo hiqen sipas nevojës. Më tej në përgjigje thuhet se Ambasada Amerikane nuk komenton raste individuale të personave që janë në listë.

“SDN lista përditësohet shpesh. Nuk ka orar të paracaktuar për këtë por emrat shtohen apo hiqen sipas nevojës. Ne nuk do të komentojmë lidhur me rastet e veçanta të individëve që janë në listë. Ruajtja e integritetit të sanksioneve të SHBA-ve është prioritet i lartë i Shteteve të Bashkuara dhe është parimi shtytës i procesit rigoroz të shqyrtimit nga ana e Thesarit”.

Më 26 janar të këtij viti, Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka vazhduar ndalimin e personave që nuk mund të udhëtojnë në SHBA. Në këtë listë janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shtetit si zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe dy deputetët e kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj (vëllai i kryeministrit të vendit) dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Pavarësisht se Limaj kishte qenë në këtë listë ai më parë kishte vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshilltari i Limajt, Endrit Shala para dy viteve ishte prononcuar për këtë çështje ku ai kishte thënë se Limaj gjendet në këtë listë vetëm për shkak të gjykimit të tij nga Haga.

“Emri i Limajt në këtë listë ka të bëj vetëm me gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës. Këtë mund ta vërtetoni në listën zyrtare”, kishte deklaruar Shala.

Po ashtu në këtë listë që nuk mund të udhëtojnë drejtë ShBA-ve është edhe kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Në listë gjendet edhe ish-ushtari i ISIS-it, Lavdrim Muhaxhiri i cili është vrarë gjatë vitit të kaluar në luftërat në Siri. Në Listën e Zezë të SHBA-ve gjendet po ashtu edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla./Insajderi.com

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin Nathan A.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e aksidentit zinxhir në Se

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjen.

Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por pa ia ndryshuar asaj emërtimin.

Dy beteja diplomatike dhe politike po zhvillohen aktualisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thyer një tabu në shoqërinë kosovare pasi është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi i ka dorëzuar detyrën e ministrit të ri në këtë detyrë, z.Ekrem Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtoh

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.