Shqiptari vret gruan dhe të dashurin e vajzës

Postuar: 16/07/2017 - 19:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Nurentingen të Gjermanisë, ndërsa protagonistë janë një familje shqiptare nga Kosova.

Sipas mediave vendase, një shqiptar 52-vjeçar nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 45-vjeçe si dhe të dashurin e vajzës së tij.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në banesën e shqiptarëve, pas një zënke mes burrit dhe gruas. Pas zënkës, 52-vjeçari ishte larguar nga banesa për t’u rikthyer me një armë rreth orës 22:30 me orën lokale, raporton media gjermane ‘Bild’.

Pasi qëlloi gruan për vdekje, shqiptari nga Kosova, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qëlluar mbi të dashurin e vajzës duke e lënë edhe atë të vdekur.

Vajza e tij ka tentuar ta ndalojë, por nuk ka mundur. Pas vrasjeve policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 52-vjeçar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur në takim të gjithë liderët e partive politike për ta diskutuar datën e seancës konstituive.

Mbrëmë rreth orës 00:25 në një pyll afër fshatit Kosuriq të Pejës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, nga të cilat kanë mbetur të vrar

Dy vëllezër janë gjetur të vrarë në fshatin Kryshec të Pejës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vapë, pasdite vende-vende me kushte për zhvillim t

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, për herë të parë ka treguar se cila polici do t’i kryejë arrestimet e të akuzuarve

Partitë politike po krijojnë vonesa të qëllimshme në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parl

Pavarësisht që debatet për atë se kush do të mund ta formojë Qeverinë e re të Kosovës vazhdojnë ende, ekzekutivin e ardhshëm të vendit, k

Takimet mes LDK-së e lëvizjes “Vetëvendosje” duket se i kanë kthjelluar edhe më shumë qëndrimet e të dy taborëve politikë.

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarru në Prishtinë. Ngjarja ka ndodh rreth orës 18:30 të kësaj mbrëmjeje.

Rreth orës 19:00 të ditës së sotme janë vrarë dy persona në fshatin Jahoc të Gjakovës.