Zëdhënësja e KE: Rrëzimi i qeverisë e shpie Kosovën në një situatë të vështirë

26/03/2020 - 12:46

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionarit Evropian për Zgjerim, Fqinjësi dhe Partneritet Ndërkombëtar, përmes një postimi në rrejtin social Twitter, tha se rrëzimi i qeverisë e shpie Kosovën në një situatë të vështirë politike në kohën e përballjes me koronavirusin.

Ajo bëri thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi në interesin e popullit.

“Ajo çfarë i duhet Kosovës është stabilitet dhe përpjekje për të luftuar koronavirusin dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Hapat tjerë pas votës së mosbesimit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo, raporton REL.

Kuvendi i Kosovës më 25 mars me shumicë votash miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Mocioni u paraqit me iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shkas për këtë, sipas zyrtarëve të LDK-së, ishin mospajtimet mes partnerëve të koalicionit për shfuqizimin e tarifës ndaj mallrave serbe dhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut nga ana e kryeministrit Kurti.

LDK-ja kërkonte shfuqizimin e plotë të tarifës, ndërkaq kryeministri Kurti filloi shfuqizimin gradual të saj, dhe theksonte se do të vendoste masën e reciprocitetit të plotë tregtar dhe politik me Serbinë.

Kurti e shkarkoi nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu nga pozita e ministrit, pasi ai mbështeti propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bën me dije se më 13 korrik është ftuar nga Prokuroria Speciale

Shtabi i Krizës për komunat veriore të Kosovës, ka vendosur që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një ushtar amerikan, që shërbente në Kosovë, ka vdekur.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar se në Qendrën e Regjistrimit të Autom

Prej sot, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja në kuadër të luftimit të koronavirusit, duke u vendosur sërish ora polic

Katër persona te tjere kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Tetë persona të vdekur si pasojë e koronavirusit janë regjistruar të shtunën e 4 korrikut në Kosovë.