Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se nga 1 mijë e 353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,422.

Ndërkohë që 149 raste mbeten aktive.