Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka komentuar edhe për shpërthimin me granatë dhe të shtënat me armë para mbërritjes së tij, në Zubin Potok. "Forcën e Serbisë nuk mund ta frikësojë askush," – ka thënë kryeministri i Serbisë para serbëve të tubuar në Leposaviç.

Siç njoftojnë mediat serbe, kryeministri Vuçiç në këtë tubim elektoral ka theksuar që "bombat nuk do ta frikësojnë" dhe se askush nuk mund ta ndalë vizitën e tij në Kosovë.

Më 24 prill, Serbia mban zgjedhjet parlamentare dhe zhvillimi i tyre është shtrirë gjithnjë edhe në territorin e Kosovës.