Petrit Gjoni është deputeti i i ri Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës. Me 7 vota pro, KQZ i dha mandatin e ish-deputetit socialist Armando Prenga, pasi lista e socialistëve ishte ezauruar në këtë qark.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zëvendëson Armando Prengën duke ia kaluar mandatin deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Petrit Gjoni.
Ky vendim erdhi pas dorëheqjes së Kastriot Pirolit, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste. Sipas vendimit të KQZ-së, dorëheqja nga kandidati Piroli vjen për shkak të kohës së shkurtër të mbetur nga përfundimi i mandatit të Kuvendit, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të radhës dhe mosplotësimi nga ana e Pirolit të formularit të dekriminalizimit.
Mandati i ri e çon në 19 numrin e deputetëve të grupit parlamentar të LSI-së.
Përsa i përket zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës, kreu i KQZ-së, Denar Biba tha se ato janë dekretuar dhe i bëri thirrje partive politike dhe koalicioneve të zbatojnë afatet e regjistrimit.
KQZ vendosi që partitë politike duhet të dërgojnë kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore jo më larg se data 4 prill. koalicionet jo më vonë se 8 prill./ABC





