13 gusht 2015 – Palmat e qytetit të Durrësit po i nënshtrohen krasitjes dhe pastrimit.

Grupe punonjësish të ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit e kanë nisur punën nga shëtitorja “Taulantia”, ay ku u mbollën edhe palmat e fundit dy muaj më parë.

Mbjellja e palmave në Durrës ka nisur në mesin e viteve 1960, por numri i tyre u rrit shumë gjatë viteve të fundit, kur bashkia e konsideroi këtë proces si një projekt të rëndësishëm për qytetin.

Në qershor të këtij viti në një ceremoni simbolike u mboll edhe palma nr. 1000 në Durrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/