Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të zhvillojë një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, vetëm në rast se bëhet fjalë për finalizimin e detajeve të një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve.

“Çështja kryesore është qëllimi i një takimi të tillë. Pse duhet të takohen? Putin ka deklaruar se është i gatshëm për një takim në Moskë në çdo kohë”, u shpreh Peskov në televizionin rus, sipas agjencisë TASS.

Ai theksoi se duhet patjetër të ekzistojë një arsye konkrete për një takim të tillë, duke shtuar se “takimi duhet të jetë produktiv” dhe mund të zhvillohet vetëm “për finalizimin e detajeve të një marrëveshjeje”.

Ndërkohë, Ukraina ka kërkuar nga Turqia organizimin e një takimi mes Putin dhe Zelensky, në përpjekje për të rigjallëruar bisedimet e paqes, deklaroi më herët ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha. Kievi po përpiqet të rifillojë procesin diplomatik për përfundimin e luftës