Kreu i SYRIZA-Aleancës Progresive Stefanos Kasselakis pritet të vizitojë nesër disa fshatra ku jeton pakica greke në jug të Shqipërisë, dhe të bisedojë me banorët.

Kasselakis do të kalojë kufirin greko-shqiptar nga Kakavija në orën 09:30 dhe vizita e tij e parë do të jetë në Vularat dhe varrezat e grekëve të rënë gjatë luftës në vitet 1940-1941.
Më pas ai do të vizitojë shkollën dhe bashkinë e Dropullit ku do të bisedojë me përfaqësues të pushtetit vendor. Në Vanista ku do të ketë një takim me përfaqësues të partive të pakicës greke Omonias dhe MEGA-s, si dhe me biznesmenë.

Kjo vizitë e kreut të opozitës greke zhvillohet në një kohë kur pritet të zhvillohen zgjedhjet europarlamentare, por edhe në një kohë kur marrëdhëniet Tiranë-Athinë janë tensionuar disi për shkak të çështjes “Beleri”.