Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka kryer një seri vjedhjesh në kryeqytet.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 celularë dhe një shumë parash në 2 dyqane, 1 monopatinë, një market, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 subjekte të tjera.

Blutë po punojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 30-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.