Një burrë xheloz i preu kokën bashkëshortes me sëpatë dhe më pas e futi në një qese dhe ia çoi policisë.

Kjo ngjarje horror ka ndodhur të dielën e shkuar në një fshat në lindje të Indisë.

Mediet raportojnë se Brutal Bhubhan Mardi, 38 vjeç, vrau gruan e tij Charumani Mardi pas një zënke, sepse ai dyshonte se gruaja e tradhtonte.

Policia lokale deklaroi se ai mbërriti në polici më kokën e saj në qese së bashku me armën e krimit dhe u dorëzua, ndërsa trupi u gjet në një fushë pranë shtëpisë së çiftit.

Fqinjët thanë se çifti kishte patur zënka të vazhdueshme përgjatë javëve të fundit.