Një krim rrënqethës është zbuluar në komunitetin autonom spanjoll Castiglia-La Mancia.

Kryefamiljari, gruaja e tij dhe dy fëmijët, 4 dhe 1 vjeç janë gjetur të bërë copa-copa dhe të futur në thasë mbeturinash, në vilën e marrë me qira prej tyre.

Policia spanjolle bën të ditur se familja ishte me origjinë nga Brazili.

Fqinjët kishin që nga fundi i gushtit që nuk i shihnin 4 anëtarët e familjes, por krimi është zbuluar kur njëri nga fqinjët ka njoftuar policinë për erën e rëndë që vinte nga vila e marrë me qira.

Trupat e 4 anëtarëve të familjes braziliane do t’i nënshtrohen ekzaminimit të Mjekësisë Ligjore.

Policia ende nuk ka ndonjë pistë për këtë krim makabër, që ka tronditur gjithë opinionin publik të zonës.