Një krim në familje ka ndodhur sot në zonën e Kombinatit, ku bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj shtetasin Erald Tosku pas një konflikti në banesë.
Fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës burrin. Ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.
Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe. Për këto arsye ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.