Në kuadër të operacionit "Tëin", Policia e Vlorës ka sekuestruar 15 kg kanabis sativa në banesën e një personi në fshatin Treblovë.

Në pranga ka rënë shtetasi Fatmir Binjakaj, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".