Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Një mjet tip “Ford” me targa AA 761 HV ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, Kristo Baçellari, 33 vjeç.

Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga ana e 33-vjeçarit. Viktima ka parakaluar një mjet tjetër, më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.