Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Qesarat të Memaliajt. Mjeti i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, brenda të cilit ishin 3 të burgosur dhe polici shoqërues, është përplasur me një automjet tjetër.

Fill pas aksidentit polici 32-vjeçar, është transportuar në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta. Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit.