Një kalimtare është aksidentuar nga një autoambulancë paraditen e sotme tek ish-Restorant Durrësi në Tiranë.

Pas përplasjes, ka qenë po ambulanca ajo që ka transportuar të plagosurën për në spital, e cila ka ndërruar jetë pas rreth një ore.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe.

Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU.

Drejtuesi i mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.