Policia e Barit ka arrestuar 3 shqiptarë, mbi të cilët rëndojnë akuzat e tentativës për vrasje, grabitjes dhe të vjedhjeve të përsëritura.  Në pranga kanë përfunduar shtetasit: Kristo Shyti, 26 vjeç, Klajdi Hallulli, 28 vjeç dhe Mariglen Myrto, 31 vjeç. 

Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje të vilave të shtetasve italianë. Në një rast, ata kishin përdorur armë zjarri, duke lënduar pronarin e shtëpisë sipas medieve italiane.

Gjatë operacionit për shpërbërjen e kësaj bande kriminale, agjentët e policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë, mjete për vjedhje, por edhe një sasi prej një kilogramësh lënde narkotike të llojit marijuanë, që u gjend në banesën e Hallullit.