Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është vrarë me armë zjarri silenciator. Ngjarja ndodhi pak më parë te “Rruga e Elbasanit” në kryeqytet.

Viktima është identifikuar si shtetasi Behar Sofia 66 vjeç, i cili u gjet i shtrirë në trotuar fillimisht në gjendje të plagosur. Ai mori dy plumba në këmbë dhe megjithëse u transportuar në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në një kohë me lëvizje të shumta, ndaj kamerat e sigurisë do të jenë “çelësi” për të zbardhur dinamikën e krimit.