Dy elektricistë kanë humbur jetën pasi automjeti i OSHEE me të cilin ata po udhëtonin është rrëzuar në lumin Drino.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kordhocë të Gjirokastrës ku viktimë kanë mbetur dy elektricistët, Slefo Kallfa dhe Dini Isaraj.

Mësohet se dy punonjësit kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim defekti në fushën përballë Lazaratit.

Ata kanë rënë në lumë nga ura dhe forcat zjarrfikëse nuk kanë mundur dot t’i nxjerrin, pasi i ka marrë rrjedha e lumit.

Ndërkohë priten forcat RENEA dhe polumbarët për të bërë të mundur gjetjen e tyre.