Mbrëmjen e kaluar, një 27-vjeçar nga Vlora, u qëllua me armë zjarri, por për fat të mirë nuk pati dëmtime.

27-vjeçari është identifikuar si Marjo Ferraj dhe mësohet se është nipi i një ndërtuesi në Vlorë, ndërsa autorët kanë pritur të riun kur ka dalë nga shtëpia. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se sapo i riu është futur në makinë drejt tij është afruar një makinë me dy persona, të cilët kanë qëlluar.

Policia lokale e Vlorës thotë se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë.

Sipas News24, ngjarja është filmuar nga kamera e sigurisë, të cilën Ferraj e kishte instaluar. Nga kamera duket se kanë qenë dy persona me makinë që kanë qëlluar në drejtim të tij sapo ka dalë nga banesa. Personat kanë qenë me kapele dhe maskë anti-covid.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po heton në disa pista, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.