Babë e bir ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç,  dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”për veprime të mëtejshme.