Guardia di Finanza e Milanos në Itali sekuestroi rreth 10 mijë pako me dy lloje xheli që shitej si antiviral dhe antibakterial, por pa autorizimin e Ministrisë së Shëndetësisë. GdF raportoi se ka vënë në ndjekje penale administratorin e një farmacie dhe prodhuesin e një prej dezinfektuesve të akuzuar për mashtrim.

Një nga xhelet ishte prodhuar në Shqipëri dhe GdF, pasi identifikoi rrjetin e shpërndarjes, sekuestroi paketat në 7 farmaci të tjera të Milanos të cilat ndërkohë i kishin tërhequr nga shitja. Dezinfektuesi tjetër ishtë prodhuar në rrethinat e Milanos. Forcat e rendit hynë në fabrikën e prodhimit, ku zbuluan se pronari, i cili kishte kuptuar mungesën e autorizimit, kishte bllokuar tashmë shpërndarjen për disa ditë.