Në një njoftim për mediat, Policia e Durrësit bën me dije se trupi i dekompozuar mëngjesin e sotëm është gjetur rreth 8.5 milje larg bregut të detit në Bisht Pallë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 kur në rrjetën e peshkatarëve të peshkarexhës "Primo" ra kufoma e cila sipas kqyrjes paraprake ka një kohë të gjatë në ujë.

Burimet zyrtare thonë se nuk mund të saktësohet seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.

Durrës/ Informacion Paraprak.

Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një  peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i  dekompozuar.

Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.