Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Qemal Draçini”, ku mjeti tip ‘Ford’ me targa AA 368 RA, në pronësi të shtetases më iniciale A.L., ishte parkuar pranë banesës së kësaj të fundit.

Mësohet se mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka. Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që ende janë pa autor.