Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku humbën jetën 3 pjesëtarë të së njëjtës familje.

Bardhok Bibaj, 62-vjeç, Valentina Bibaj 54-vjeçe dhe vajza e tyre Florida Bibaj 22-vjeçe kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Xhuliana Bibaj,ndërsa shoferi Arlintin Aliaj është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se familja kthehej nga festimi i datëlindjes së Florida Bibajt nga një lokal në periferi të Tiranës. Makina drejtohej nga Arlintin Alia një mik i tyre, që humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe u përplas me bordurën. 

Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h. Tre pjesëtarët e familjes humbën jetën menjëherë pasi makina u rrokullis disa herë dhe përfundoi në mes të rrugës.

Ndërhyrja për nxjerrjen e trupave ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit ndërsa është dashur dhe ndihma e shërbimit zjarrfikës. 22-vjetori i Florida Bibajt përfundoi në tragjedi