Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit tip “Volvo”, i cili një natë më parë aksidentoi drejtuesin e biçikletës.

Nga burimet zyrtare mësohet se ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërsa nuk është identifikuar ende.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 50 vjeç,  banues në Durrës, pasi më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.