Po rregullonte mbulesën e kamionit, por në një moment është rrëzuar dhe si pasojë ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fllakë të Durrësit, ku është dëmtuar shtetasi A.M. 49 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se ai ka marrë dëmtime në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Rasti është regjistruar ditën e djeshme, ndërsa materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.